Të gjitha shërbimet
Shërbimet e ministrisë, të organizuara sipas fushës — regjistrim, universitet, diploma dhe bursa.
Regjistrimi në shkollë
Nga klasa e parë deri te transferimet mes shkollave.
Si funksionon: regjistrimi në klasën e parë
Hapi 1
Përgatitni dokumentacionin
Çertifikatë lindjeje, vërtetim banimi dhe libreza shëndetësore.
Hapi 2
Regjistrohuni online ose pranë shkollës
Plotësoni formularin në portal ose paraqituni në sekretarinë e shkollës.
Hapi 3
Konfirmoni vendin në shkollën e zonës
Shkolla verifikon dokumentacionin dhe konfirmon vendin.
Hapi 4
Merrni njoftimin e regjistrimit
Njoftimi dërgohet me email ose sms para fillimit të vitit shkollor.
Aplikimi në universitet
Portali kombëtar dhe kuotat e vendeve buxhetore.
Njohja e diplomave
Ekuivalentimi i kualifikimeve të fituara jashtë vendit.